Efektivët e forcave speciale të policisë së qytetit të Marsejës asgjësuan fizikisht kriminelin, i cili mori peng disa persona në një nga klinikat dentare të qytetit. Sipas informacionit të mediave, gjatë sulmit të policisë pengmarrësi u plagos rëndë. Mjekët u përpoqën t’i shpëtonin jetën, por pa rezultat.

0Gjithashtu mbeti e vrarë edhe një dentiste. Krimineli e qëlloi atë për vdekje me armë zjarri gjatë një grindjeje që filloi për vendin në radhë. Krimineli ishte 70 vjeç. Ai nuk ishte sjellë kurrë ndonjëherë më parë në polici.