Në Vatikan u zhvillua ceremonia e kurorëzimit të Papa Françeskut. Kardinali francez Jean-Louis Tauran i veshi Pontifikut simbolin e pushtetit papal - mantelin. Ndërsa kardinali italian Angelo Sodano i dorëzoi Papa Françeskut “unazën e peshkatarit"- simbolin e trashëgimisë nga peshkopi i parë i Romës, Apostulli Pjetër.

Për çdo Papë bëhet unazë e re. Edhe në këtë rast Papa Françesku tregoi modestinë e tij, duke kërkuar që unaza të mos bëhej prej floriri, por nga argjend i larë me ar.