Duma Shtetërore e Rusisë miratoi ligjin që parashikon dënimin me gjoba për përdorimin e fjalëve të pacensuruara (fjalëve banale) në media.

Për përdorimin e fjalëve të pacensuruara në media ligji në fjalë vendos gjoba nga 2000-3000 rubla për qytetarët e thjeshtë, nga 5000-20.000 rubla për zyrtarët dhe nga 20.000-200.000 rubla për personat juridikë.

Ligji nuk do të përmbajë listën e fjalëve, përdorimi i të cilave do të kufizohet nga normat e reja ligjore.