Zëri i Rusisë Ministria e Financave e Qipros përshtati planet për taksat mbi depozitat bankare. Depozitat në bankat qipriote me shumë deri në 20 mijë € nuk do t’i nënshtrohen taksës, të cilën planifikon ta aplikojë qeveria e Republikës. Depozita prej më shumë se 20 mijë €, por më pak se 100 mijë € pritet të tatohen me 6.75%, ndërsa ato më shumë se 100 mijë euro me 9.9%.

0Mbledhja e Parlamentit të Qipros, në të cilën do të diskutohet taksa mbi depozitat bankare, do të mbahet sot më 18:00 sipas orës lokale.