SHBA-të konfirmuan se mbi territorin e Koresë së Jugut po zhvillojnë patrullime luftarake bombarduesit strategjikë “B-52”. Këto fluturime rifilluan në kuadër të stërvitjeve ushtarake vjetore, të cilat zhvillohen nga forcat e armatosura të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

0Një zyrtar i lartë i Pentagonit deklaroi se këto stërvitje janë një simbol i mbështetjes amerikane për Seulin. Javën e kaluar SHBA-të njoftuan mbi masat për forcimin e sistemit vetiak të mbrojtjes antiraket në përgjigje të kërcënimit raketor nga ana e Koresë së Veriut.