Lideri i rebelëve kongolezë Bosco Ntaganda, i njohur me nofkën "Terminator" dhe i shpallur në kërkim për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, u dorëzua vetë në ambasadën amerikane në Ruandë.

Bosco Ntaganda akuzohet nga Tribunali Ndërkombëtar për krime kundër njerëzimit dhe përdorimin e fëmijëve si ushtarë. Këto krime dyshohet të jenë kryer gjatë kryengritjes, të cilën “Terminator” e udhëhoqi pothuajse një dekadë më parë.

0Arsyet që e shtynë Bosco Ntaganda të dorëzohet janë ende të panjohura. Ai i mohon të gjitha akuzat e ngritura kundër tij.