Italia akuzoi Indinë për shkelje të Konventës së Vjenës të vitit 1961 mbi Marrëdhëniet Diplomatike për shkak të ndalimit të largimit nga vendi të Ambasadorit italian Daniel Mancini. Kjo është një nga marrëveshjet kyçe në fushën e së drejtës diplomatike.

Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë thuhet gjithashtu se çështja e dy marinsave italianë, të akuzuar për vrasjen e peshkatarëve indianë, duhet të shqyrtohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Ditën e hënë Gjykata e Lartë e Indisë ndaloi Ambasadorin italian në Indi Daniele Mancini të largohet nga vendi, për shkak të refuzimit të Romës për t’i dorëzuar Dehlit marinsat italianë, dhe vendosi t'i heqë Ambasadorit imunitetin diplomatik.