Presidentja e Argjentinës Cristina Kirchner i bëri thirrje Papa Françeskut të ndërhyjë në mosmarrëveshjen e lidhur me përkatësinë e Ishujve Falklands.

Kirchner u takua me Pontifikun e ri në Vatikan, duke u bërë Presidentja e parë që u prit nga Papa Françesku nga momenti i zgjedhjes së tij në fronin papal.

Ende nuk dihet se si ka reaguar Papa Françesku ndaj kërkesës së Presidentes argjentinase.

Kryeministri britanik David Cameron i bëri thirrje Papës të pajtohet me rezultatet e referendumit, i cili tregoi se banorët e ishujve në fjalë janë plotësisht dakord me statusin aktual.