Shërbimi Policor i Bashkimit Europian zbuloi në territorin e BE-së pothuajse 3600 grupe të krimit të organizuar.

Në raportin e publikuar nga Europol-i thuhet se dega më aktive e veprimtarisë së këtyre grupeve është trafiku ndërkombëtar i drogës. Është regjistruar gjithashtu një rritje e ndjeshme e krimeve në sferën ekonomike dhe në hapësirën kibernetike.

Sipas një studimi, grupet e reja kriminale në Europë "nuk klasifikohen më nga përkatësia kombëtare ose nga specializimi në një sferë të veçantë të krimit. Ato janë të përqëndruara në sigurimin e fitimit maksimal dhe rrezikimit minimal”.

"Ato janë mishërim i shoqërisë sonë të re globale", - deklaroi drejtori i Europol-it, Rob Wainwright.