Qindra mijëra besimtarë katolikë do të presin gjithë natën në mbarë Argjentinën Meshën, dedikuar hipjes në Fronin e Shenjtë të Kardinalit argjentinas Jorge Mario Bergoglio.

Sheshi kryesor i kryeqytetit argjentinas - Buenos Aires është mbyllur për kalimin e mjeteve të transportit, në të janë instaluar ekrane gjigande, në të cilat do të transmetohet direkt ceremonia e kurorëzimit të Papës së ri.

0Turmat e besimtarëve do të vazhdojnë të luten deri në fillim të ceremonisë më 08:30 sipas orës lokale.