Presidenti i Rusisë Vladimir Putin sot në mëngjes zhvilloi një takim operativ me administratën, ndihmësit dhe këshilltarët, të cilët merren me çështjet ekonomike. Në këtë takim u diskutua situata ekonomike në zonën e euros, njoftoi për gazetarët Sekretari për shtyp i Presidentit, Dimitri Peskov.

"Duke vlerësuar vendimin e mundshëm për vendosjen në Qipro të një takse shtesë mbi depozitat bankare, Vladimir Putin tha se një vendim i tillë, në rast miratimi, do të jetë i padrejtë, joprofesional dhe i rrezikshëm", - njoftoi Dimitri Peskov.

0Sipas vlerësimit të Agjencisë “Moody’s”, bankat ruse, të cilat zhvillojnë operacione në Qipro, rrezikojnë të humbasin 43-53 miliardë $.