Zëri i Rusisë Mbledhja e Parlamentit të Qipros, në të cilën do të diskutohet taksa mbi depozitat bankare, u shty për në 19 mars, njoftoi gazetarët Kryetari i Parlamentit, Janakis Omirou. Mbledhja do të fillojë ditën e martë më 18:00 sipas orës lokale.

Shtyrja e mbledhjes së Parlamentit mbi projektligjin mund të jetë e lidhur me faktin se qeveria nuk ka ende vota të mjaftueshme për të miratuar taksën.

0Nuk dihet akoma nëse do të hapen apo jo më 19 mars bankat qipriote, të cilat sot janë mbyllur për shkak të ditës së pushimit në Qipro. Nuk përjashtohet fakti që ato të mbeten të mbyllura derisa parlamenti të shqyrtojë projektligjin.