Zëri i Rusisë Të paktën katër persona u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën si rezultat i shpërthimeve pranë godinës së Gjykatës dhe burgut në Peshawar, në veri të Pakistanit.

Pranë kompleksit të burgut gjëmuan dy shpërthime të fuqishme, të cilët u pasuan nga të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve të fundit, shpërthimi u organizua nga dy terroristë kamikaze. Sulmuesit, ka shumë mundësi, të kenë pasur si qëllim lirimin e shokëve të tyre të ngujuar në burgun e Peshawar.

0Deri më tani asnjë nga grupet e armatosura guerile nuk e ka marrë mbi vete përgjegjësinë për sulmin në fjalë.