Një grup shkencëtarësh zbuloi se në fund të Hendekut Mariana - pika më e thellë e oqeanit botëror - jeton një bashkësi mikroorganizmash aktivë.

Sipas të dhënave të studimit, të publikuar në revistën “Nature Geoscience”, fjalë bëhet për organizma primitivë njëqelizorë, të cilët bëjnë një jetë më aktive se të afërmit e tyre që jetojnë në ujëra më të cekëta. Mikrobet e gjetura jetojnë në bimët e vdekura dhe organizmat, e ndodhura në fund të ullukut të oqeanit.

0Pika më e thellë e Hendekut Mariana - Challenger Deep - ka një thellësi prej rreth 11 mijë metra. Në fundin e saj janë dërguar dy herë ekspedita shkencore.