Presidenti i Përkohshëm i Venezuelës Nicolas Maduro bëri një deklaratë, në të cilën akuzoi SHBA-në për planifikimin e atentatit ndaj jetës së kandidatit për President në zgjedhjet e prillit, liderit të opozitës Henrique Capriles, me qëllim shkaktimin e kaosit në Venezuelë.

Zgjedhjet në Venezuelë duhet të mbahen më 14 prill. Maduro, i quajtur nga Chavez si pasardhësi i tij, do të përballet me kandidatin e vetëm të opozitës Henrique Capriles. Vetë Capriles tha se në qoftë me të vërtetë do t’i ndodhë diçka, ai do të fajësojë vetëm autoritetet vendase.