Një aeroplan reaktiv privat "Beechcraft Premier I” u rrëzua në afërsi të aeroportit South Bend Regional, në shtetin Indiana, për shkak të një difekti teknik. Aeroplani ra mbi një qendër të banuar, duke dëmtuar tre ndërtesa.

Dy persona që ndodheshin në avion gjetën vdekjen. Tre të tjerë, dy prej të cilëve në momenitn e katastrofës ndodheshin në bordin e aeroplanit, dhe i treti - në tokë, u hospitalizuan. Gjendja shëndetësore e njërit prej tyre cilësohet si shumë e rëndë.

0Avioni ka ngecur në një nga ndërtesat e banuara. Prania e karburantit në serbatorët e avionit e bën situatën jashtëzakonisht të rrezikshme. Përveç kësaj, godina është dëmtuar kaq rëndë, saqë shpëtuesit duhet fillimisht ta përforcojnë atë që të hyjnë brenda.