Zyra Qendrore e Konstruksionit të teknikës detare "Rubin" filloi punën për zhvillimin e nëndetëseve të brezit të pestë. Kjo u njoftua nga Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Konstruksionit, Igor Vilnit. Më herët Komandanti i Përgjithshëm i Flotës Ushtarake Detare ruse Viktor Çirkov deklaroi se prodhimi serik i nëndetëseve të brezit të pestë do të fillojë pas vitit 2030.

Tani për tani baza e flotës ruse të nëndetëseve përbëhet nga nëndetëset e brezit të tretë. Nëndetësja e parë e brezit të katërt - submarina bërthamore "Juri Dollgorukij" e projektit 955 "Borei" - u pranua në radhët e armatimeve në janar të vitit 2013. Brezit të katërt të nëndetëseve bërthamore i përkasin edhe nëndetëset e projektit 885 "Jasenj". Nëndetësja kryesore e projektit "Severodvinsk" aktualisht është duke u testuar.