Kryeministri rus Dimitri Medvediev deklaroi se Rusia do të detyrohet të bëjë ndryshime në marrëdhëniet e saj me Qipron në lidhje me vendosjen e mundshme të tatimit mbi depozitat bankare.

Vendimin e autoriteteve të Qipros Kryeministri e quajti të çuditshëm dhe kontradiktor. Sipas mendimit të tij, kjo ngjason shumë me "konfiskimin e parave të tjetrit".

Sot, më herët, Presidenti rus Vladimir Putin e quajti tatimin mbi depozitat bankare qipriote "të padrejtë dhe të rrezikshëm".