Marrëveshja e re për thjeshtësimin e regjimit të vizave midis Rusisë dhe Bashkimit Europian do të lehtësojë dhënien e vizave me afat të shkurtër dhe të atyre me shumë hyrje. Kjo është deklaruar nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE Vladimir Çizhov në vigjilje të takimit të ardhshëm të përbashkët, që do të mbahet nga 21-22 mars mes Qeverisë ruse dhe Komisionit Europian.

Ai ndërkohë theksoi se për shkak të vonesës së negociatave mbi regjimin pa viza për mbajtësit e pasaportave të shërbimit ky dokument nuk është ende gati për nënshkrim. Dokumenti në fjalë pritet të nënshkuhet më vonë, gjatë këtij viti.