Zëri i Rusisë Në Liban janë marrë seriozisht kërcënimet e Ministrisë së Jashtme të Sirisë "mbi goditjen e grupeve të armatosura në territorin e Libanit".

Ish-Kryeministri i Libanit Fuad Siniora bëri thirrje për përqëndrimin e ushtrisë libaneze në kufi dhe përgatitjen për një agresion të mundshëm nga pala siriane.

0Gazeta “An-Nahar” shkruan se udhëheqja e Sirisë e sheh Libanin si një "nyje të dobët" në zinxhirin e shteteve kundërshtare të saj, dhe pikërisht kjo është arsyeja pse e kërcënon atë me ndërhyrje ushtarake - pavarësisht faktit që fluksi i militantëve dhe armëve që depërtojnë në vend nga Turqia dhe Jordania e tejkalojnë në masë të madhe ndihmën e dhënë sunitëve të opozitës siriane nga libanezët.