Kompania Google po zhvillon një aplikim web, për të punuar me shënimet-tekst. Shërbimi i ri do të quhet "Google Keep".

Aktivizimi i programit "Keep" u bë i njohur të dielën, por kompania Google në të njëjtën ditë e nxorri shërbimin offline. Tani në adresën "Keep" hapet një faqe me njoftimin "error 404". Sipas linkut, shërbimi i shënimeve do të jetë pjesë e "resë" së ruajtjes së dokumeneteve "Google Drive".

Ata që kanë arritur të punojnë me programin "Keep" theksojnë se aplikimi lejon krijimin e shënimeve-tekst dhe hartimin e listave. Shënimet joaktuale mund të dërgohen në arkiv. Të gjitha shënimeve mund t’u bashkangjiten ilustrime.