Kisha Orthodhokse e Bullgarisë është nominuar si kandidate për Çmimin Nobel për Paqen. Kjo është njoftuar nga website-i zyrtar i Sinodit të Shenjtë.

Këtë vit Bullgaria do të festojë 70-vjetorin e shpëtimit të hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Asambleja Kombëtare (parlamenti) në vitin 1943 vendosi të imponojë ndalimin e deportimit të tyre, pavarësisht presionit nga Gjermania.

"Iniciatore dhe motori shpirtëror i shpëtimit të hebrenjve nga kampet naziste të përqendrimit ishte Kisha Orthodhokse Bullgare", - theksohet në njoftimin e Sinodit të Shenjtë.