Në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2012 Kinës i ranë për pjesë 5% të transaksioneve të armatimeve konvencionale. Në vitet 2003-2007 Kina siguronte vetëm 2% të eksportit botëror të armëve.

Vendin e parë në pesëshen e eksportuesve më të mëdhenj të armëve në botë e zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (30% të transaksioneve), pas tyre vjen Rusia (26%). Në këtë pesëshe përfshihen edhe Gjermania e Franca, të cilave u bien për pjesë përkatësisht 7% dhe 6% të transaksioneve.

0Kina zhvendosi nga vendi i pestë në listën e eksportuesve më të mëdhenj të armëve Britaninë e Madhe. Ndryshimet në pesëshen e liderëve të tregut të armëve konvencionale ndodhin për herë të parë që nga momenti i përfundimit të Luftës së Ftohtë.