Zëri i Rusisë Vendimi për të dislokuar sisteme suplementare të mbrojtjes antiraket në bregdetin e Paqësorit të Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të kërcënimeve të Koresë së Veriut, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të përshkallëzojë tensionin në Gadishullin Korean, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës.

Vendimi lidhur me vendosjen e sistemeve suplementare të mbrojtjes antiraket në Kaliforni dhe Alaskë u bë i ditur javën e kaluar nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel. Sipas fjelëve të tij, deri në vitin 2017 numri i raketave interceptuese me bazë në tokë do të rritet në këto zona nga 30 deri në 44.

Kjo rritje vjen si pasojë e kërcënimeve të fundit të Koresë së Veriut për ndërmarrjen e një sulmi paralajmërues bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara.