Egjipti është i interesuar t’i bashkohet grupit BRICS (BRIKS), pjesëtarë të të cilit janë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Kjo u deklarua sot nga Presidenti i Egjiptit Mohammed Mursi.

"Egjipti synon të hyjë në radhët e shteteve, ekonomia kombëtare e të cilëve do të zhvillohet me ritmet më të larta", - tha Mursi. Për realizimin e këtij qëllimi vendi planifikon të anëtarësohet në BRICS. Mohammed Mursi shpreson se një ditë ky bashkim shtetesh do të quhet E-BRIKS, ku shkronja "E" do të nënkuptojë Egjiptin.