Të hënën avionët e Forcave Ushtarake Ajrore siriane bombarduan me raketa zonën kufitare në lindje të Libanit, njoftoi Agjencia kombëtare libaneze e lajmeve. Nuk ka të dhëna për viktima apo dëme.

Të premten Ministria e Jashtme siriane lëshoi një deklaratë lidhur me gatishmërinë për të bombarduar bazat e militantëve në territorin libanez, në qoftë se Ushtria libaneze nuk do të forcojë mbrojtjen e kufirit të përbashkët, nëpërmjet të cilit rebelët depërtojnë në thellësi të territorit të Sirisë.