Shkarko audiofailin

Agjencitë informative citojnë fragmente nga fjalimi që mbajti përpara Parlamentit të Rumanisë Presidenti Trajan Bashesku (Traian Basescu). Ai vërshoi me kritika në adresë të liderëve të të gjitha partive politike, të cilat, siç mendohet, komprometojnë kursin e autoriteteve të vendit për integrim në BE.

"Deklaratat anti-evropiane, anti-perëndimore na kthejnë ne mbrapa. Është e nevojshme që njerëzit të besojnë se rruga e vetme e vendit është drejt Perëndimit", tha Presidenti rumun. Kurse Kreu i administratës së tij paralajmëroi se "në sfondin e tensioneve gjeopolitike në Europën Lindore po vërehet procesi i "sovjetizimit". Rumania tani duhet të qëndrojnë sa më afër partnerëve perëndimorë".

Çfarë po ndodh në Bukuresht? Ja si e vlerëson situatën e krijuar në Rumani Drejtori i Institutit rus të Studimeve Politike, Sergei Markov:

- Kjo është thjesht histeri dhe është e lidhur ajo me faktin se Lidershipi i Rumanisë i druhet shumë zhvillimit të ngjarjeve në vend sipas skenarit bullgar, kur njerëzit dalin në rrugë me protesta dhe më pas ndërrohet pushteti. Në Bullgari kjo ndodhi për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike, i cili mund të ishte shmangur nëse do të ishte zgjeruar nga qeveria kontrata me Korporatën Shtetërore rusë të Energjisë Atomike -"Rosatom" mbi përfundimin e ndërtimit të centralit bërthamor “Belene”. Por paragjykimi politik i autoriteteve bullgare në lidhje me Rusinë ia mohoi këtë mundësi popullsisë. Prirje po të tilla kultivohen aktualisht edhe në Rumani. Rusofobia po merr atje formën e histerisë, dhe ajo shpërtheu duke u materializuar në udhëzime kërcënuese për të mos kritikuar integrimin evropian, të orientuar ekskluzivisht nga Perëndimi.

Tingëlluan në mënyrë me të vërtetë të çuditshme këto thirrje në sfondin e vendimit të fundit zyrtar të Brukselit, i cili i refuzoi për të satën herë Rumanisë dhe Bullgarisë bashkimin me Marrëveshjen e Shengenit. Përsa i përket përfshirjes në zonën e euros, siç deklaroi vetë Trajan Bashesku, madje as në vitin 2015 Rumania nuk mund të shpresojë për anëtarësim në të. Është në pikëpyetje edhe vetë qëndrimi i këtyre dy vendeve në BE. Të "nxituar" e quajti hyrjen e tyre në BE Ministrja e Punëve të Brendshme e Finlandës, Päivi Maria Räsänen.

Mendimi i Sergei Markov:

- Rumania u pranua në Bashkimin Evropian sikur në kredi, por Bukureshti nuk nxiton të përmbushë obligimet e veta dhe të “kthejë borxhin”. Pikërisht kjo i irriton, i nervozon pa masë politikanët evropianë.

0Rreziku i kërcënimit rus, vazhdon eksperti moskovit, i fanitet gjithkund autoriteteve rumune. Ato tashmë nuk janë më në gjendje të bëjnë dallimin midis Rusinë bashkëkohore dhe ish-Bashkimit Sovjetik. Prandaj dhe përpiqen të frikësojnë popullsinë me tezën e Hillary Clinton mbi "sovjetizimin e Evropës Lindore". Nuk ka kurrfarë sovjetizimi, shprehet me bindje të plotë Sergei Markov. I frikësojnë të gjithë më të me qëllim që t’i ftohin dëshirën disa vendeve për të ndërtuar marrëdhënie reciprokisht të leverdisshme dhe të mira fqinjësore me Rusinë.