Një thatësirë e paparë, drastike po bën në ishullin e Veriut të Zelandës së Re. Sipas meteorologëve kjo thatësirë do të jetë më e madhja në 30 vitet e fundit.

Qeveria premton të ndihmojë fermerët, të cilët janë shtylla mbështetëse e ekonomisë vendase.

Disa fermerë po përpiqen të therin bagëtinë për të parandaluar sëmundjet, të cilat mund të shkaktojnë rënien e nivelit të eksportit nga Zelanda e Re.