Kryetari i Dumës Shtetërore të Rusisë, Sergei Narrishkin, do të marrë pjesë në kurorëzimin e Papës së ri, ceremonia e hipjes në fron e të cilit do të mbahet më 19 mars në Vatikan. "Ditën e martë (19 mars) unë do të marr pjesë në emër të Rusisë në ceremoninë e inaugurimit të Papës së sapozgjedhur", - deklaroi Kryetari i Dhomës së Ulët të parlamentit rus.

Kardinali 76-vjeçar argjentinas, Kryepeshkopi i Buenos Aires Jorge Mario Bergoglio, u zgjodh Pontifik i Kishës Katolike Romake të mërkurën në mbrëmje pas mbajtjes së Konklavës 2-ditore. Papa Françesku zëvendësoi Papën Benedikti XVI, i cili dha vullnetarisht dorëheqjen nga froni.