Shtetet e Bashkuara kanë ndërmend të rrisin efektivin e grupit të forcave dhe mjeteve të sistemit kombëtar të mbrojtjes antiraket si pasojë e kërcënimeve të fundit të Koresë së Veriut lidhur me goditjen parandaluese me raketë bërthamore mbi SHBA-në.

Sipas të dhënave në dispozicion, Pentagoni do të vendosë suplementarisht edhe14 komplekse tokësore baterish lëshimi të sistemit të mbrojtjes antiraket në Alaskë.

Duke marrë parasysh sistemet e reja të mbrojtjes antiraket, që kanë si qëllim interceptimin e raketave balistike ndërkontinentale, gjithsej numri i tyre në bazat e ndodhura në Alaskë dhe Kaliforni do të arrijë deri në 44 njësi. Kjo korrespondon me planet e miratuara nga administrata e mëparshme amerikane.