Zëri i Rusisë Presidenti i SHBA-së Barack Obama deklaroi sërish se ai nuk do të lejojë Iranin të zhvillojë armën bërthamore.

Në një intervistë, të dhënë për televizionin izraelit në prag të vizitës së tij në Lindjen e Mesme, Barack Obama deklaroi se për zgjidhjen e këtij problemi është i rëndësishëm vazhdimi i presionit diplomatik mbi Iranin.

Ndërkaq, Presidenti amerikan vuri në dukje se nuk mund të përjashtohen edhe opsione të tjera të ndikimit mbi Teheranin.