"Jeta jonë - lëvizje, qëllimi ynë - krijimi. Krijimi i Kishës", - këto fjalë shqiptoi në meshën e tij të parë Papa i ri i Romës - Françesku. Ceremonia u mbajt në Сappella Sistina të Vatikanit me pjesëmarrjen e 114 kardinalëve, të cilët zgjodhën Pontifikun e ri të Kishës Katolike.

Françesku, i cili dallohet për modestinë e vet dhe afërsinë me njerëzit, nuk e mbajti predikimin në gjuhën latine, por foli në italisht dhe pothuajse pa ia hedhur fare sytë tekstit.

Ditën e premte Pontifiku i sapozgjedhur do të mbajë një audiencë me të gjithë kardinalët e Kishës Katolike Romake. Kurorëzimi i Françeskut, në të cilin do të marrin pjesë kryetarët e shumë shteteve, është planifikuar për në 19 mars.