Papa i ri i Romës Françesku u bëri thirrje kardinalëve të kenë besim tek e ardhmja e ndritur e Kishës Katolike. "Djalli përpiqet të na imponojë pesimizëm dhe hidhërim, por ne nuk duhet ta lëshojmë veten", - tha ai duke iu drejtuar kardinalëve në Vatikan.

Papa foli për nevojën "e zhvillimit sa më shumë të jetë e mundur të punës misionare". Ai foli me ngrohtësi në adresë të paraardhësit të tij Benediktit XVI, duke e quajtur vendimin e tij për të hequr dorë nga froni papal "fisnik".

Kurorëzimi i Papës së ri, i cili u zgjodh nga Konklava e kardinalëve të mërkurën, është planifikuar për datën 19 mars.