Reaktori i parë i centralit bërthamor bjellorus, që është në ndërtim e sipër, planifikohet të vihet në punë në vitin 2018. Për këtë deklaroi pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Shtetit të Bashkuar të Rusisë dhe Bjellorusisë Presidenti rus Vladimir Putin.

Sipas fjalëve të Putinit, punimet për ndërtimin e centralit bërthamor po avancojnë me ritme më të shpejta se sa afati i parashikuar. Reaktori i dytë i centralit bërthamor do të vihet në shfrytëzim në vitin 2020. Shuma e përgjithshme e investimeve të Rusisë për ndërtimin e centralit të parë bërthamor në Bjellorusi do të arrijë në 10 miliardë $. Pas përfundimit të takimit të Këshillit të Lartë të Shtetit të Bashkuar të Rusisë dhe Bjellorusisë u nënshkruan disa marrëveshje, duke përfshirë edhe një marrëveshje mbi bashkëpunimin e Rusisë dhe Bjellorusisë në Antarktidë.