Një helikopter “Mi-8” u rrëzua gjatë ngritjes në fluturim në Habarovsk. Në njësinë ushtarake ku ndodhi aksidenti po punojnë hetuesit, njofton Departamenti kryesor i Hetimit Ushtarak të Komitetit Hetimor të Rusisë, duke mos specifikuar nëse ka patur viktima apo të lënduar.

Sipas informacionit paraprak më 14 mars përpara fluturimit, gjatë testimit të funksionimit të sistemeve të “Mi-8”, ndodhi një anim i papritur i helikopterit dhe fletët e elikës kryesore të tij prekën sipërfaqen e tokës.

Rasti i fundit i rrëzimit të helikopterit rus “Mi-8” ndodhi më 10 mars në Kongo. Në bordin e tij ndodheshin katër rusë, prej të cilëve nuk askush nuk mbijetoi.