Zëri i Rusisë Numri i leopardëve të rrallë të Lindjes së Largët të Rusisë (të quajtur ndryshe të Amurit) është rritur me 1.5 herë, njoftuan në Fondin mbarëbotëror të Natyrës së egër të Rusisë (ang. Wildlife World Fund Rusia) për ruajtjen e biodiversitetit.

Sipas rezultateve të regjistrimit të muajit të fundit, numri i këtyre grabitqarëve jashtëzakonisht të bukur në jugperëndim të Primorjes vlerësohet me 48-50 individë. Gjashtë vjet më parë atje jetonin jo më shumë se 35 kafshë të tilla.

Leopardi i Amurit është një nga llojet më të ralla të familjes së maces dhe është përfshirë në Librin e Kuq të kafshëve që rrezikojnë të zhduken. Zona e përhapjes së tij mbulon një sipërfaqe prej rreth 5 mijë kilometra katrorë në pikëpjekjen e kufijve të Kinës, Koresë së Veriut dhe Rusisë.