Në Kabul forcat e sigurisë çaktivizuan një bombë me kapacitet prej 8 ton, njoftoi Departamenti Kombëtar i Sigurisë në Afganistan. Shërbimet e inteligjencës e zbuluan bombën kur ajo ishte gati të detononte në një kamion të parkuar në lindje të kryeqytetit.

Gjatë çminimit ushtarakët ndeshën në rezistencë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit u vranë 5 anëtarë të një prej grupeve më të rrezikshme dhe më me ndikim të talebanëve afganë - grupit Haqqani.