Moska po mbulohet e tëra gradualisht nga dëbora: sipas parashikimeve të motit, stuhia, kulmi i tërbimit të së cilës do të arrijë të premten, do të sjellë në kryeqytet shumë reshje që do të tejkalojnë ndjeshëm normën mujore. Këto reshje dëbore do të bëhen më 15 mars më të bollshmet për 130 vitet e historisë së vëzhgimeve meteorologjike.

Nga moti i keq dhe i ftohti anomal i marsit po vuajnë edhe rajonet e tjera të Rusisë. Në veri të rajonit Murmansk gjatë 4 ditëve të fundit kanë rënë reshje të barabarta me sasinë normale mujore të tyre. Një situatë e vështirë është krijuar dhe në rajonin e Leningradit, ku për shkak të ngrirjes së asfaltit në autostradë ndodhi një aksident, në të cilin u përfshinë 30 makina. Lëvizja e automjeteve në rrugët lokale dhe federale është bllokuar plotësisht.