Meteoriti që ra muajin e kaluar në qarkun e Çeljabinskut do të marrë emrin "Çeljabinsk", njoftoi të premten docenti i Institutit të Fizikës dhe Teknologjisë të Universitetit Federal të Uraleve, anëtari i komitetit të Akademisë Ruse të Shkencave për meteoritet, Viktor Grohovskij.

Më parë shkencëtarët ishin shprehur që meteoriti të mbante emrin e liqenit Çebarkul, ku u gjetën fragmentet e para të trupit të rënë kozmik.