Në Meksikë, si rezultat i sulmit të disa të panjohurve në barin La Sirenita në rivierën e famshme Cancun, të paktën gjashtë persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën.

Sipas të dhënave të autoriteteve lokale, dy banditë hynë me rrëmbim në lokal dhe hapën zjarr me armë mbi vizitorët. Më pas ata u larguan në drejtim të panjohur. Të plagosurit u hospitalizuan menjëherë, dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Aktualisht rajoni ku ndodhi sulmi është rrethuar nga patrullat ushtarake. Ende nuk bëhet i ditur asnjë version i shkakut të masakrës.