Kthimi nga Stacioni Kozmik Ndërkombëtar (SKN) i anijes së pilotuar kozmike “Sojuz” do të shtyhet një ditë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, njoftuan në Qendrën e përgatitjes së kozmonautëve me emrin Gagarin.

Me anijen në fjalë nga Stacioni duhet të kthehen në Tokë kozmonautët rusë Oleg Novickij, Eugjeni Tarjellkin dhe astronauti i NASA-s Kevin Ford.

Në SKN pas largimit të tyre do të mbeten rusi Roman Romanenko, amerikani Thomas Mashbern dhe kanadezi Chris Hadfield, i cili do të bëhet komandant i Stacionit. Në fund të marsit me ta do të bashkohet ekuipazhi i ekspeditës së re.