Të premten, në një takim me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Moskë, Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill shprehu shqetësimin e tij në lidhje me eksodin e popullsisë së krishterë të Palestinës, e cila po largohet nga vendi në sfondin e destabilitetit të përgjithshëm në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër Abbas tha se në Palestinë të krishterët nuk konsiderohen si një pakicë fetare.