Zëri i Rusisë Autoritetet e Koresë së Veriut akuzuan SHBA-në dhe Korenë e Jugut për një seri sulmesh kibernetike ndaj faqeve të Internetit të organizatave të mëdha verikoreane. Për shkak të sulmeve të hakerëve ditët e fundit periodikisht nuk kanë punuar faqet e Internetit të Korean Central News Agency (KCNA), kompanisë ajrore “Air Koryo” dhe gazetës koreanoveriore “Nodong Sinmun”.

Koreja e Veriut vuri në dukje se sulmet kibernetike përkuan në kohë me zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut në rajon.

KCNA paralajmëroi se Pheniani "nuk ka ndërmend të rrijë duarkryq e të bëjë sehir se si forcat armiqësore zgjerojnë fushëveprimin e sulmeve kibernetike në vend dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme të kundërpërgjigjes".