Kleriku iranian me ndikim dhe njëkohësisht Kreu i Këshillit të Rojeve të Kushtetutës së Iranit, Ajatollah Ahmad Janati, i quajti heretike fjalët e Presidentit Mahmoud Ahmadinejad, i cili tha se Presidenti i vdekur i Venezuelës Hugo Chavez do të ringjallet dhe do të kthehet në Tokë së bashku me Jezu Krishtin.

"Chavez ishte populist dhe një kundërshtar i vendosur i Amerikës. Qëndrimi i tij politik është i pranueshëm, por ai nuk ishte një mysliman", - shtoi Janati.

Më parë Ahmadinejad i pati drejtuar një letër popullit venezuelian, në të cilën Presidenti iranian e quante Chavez-in e vdekur martir (dëshmor), i cili do të ringjallej dhe do të rikthehej në Tokë.