Aeroportet indiane kanë marrë udhëzime nga autoritetet vendase për të mos lejuar fluturimin përtej kufijve të vendit të Ambasadorit italian Daniele Mancini, i cili një ditë më parë është urdhëruar nga Gjykata e Lartë e Indisë të mos largohet nga vendi deri më 18 mars për shkak të refuzimit të Romës për të kthyer në gjyq marinarët e akuzuar për vrasjen e peshkatarëve indianë.

Sipas versionit të palës indiane, në shkurt të vitit 2012 në Detin Arabik rojet italiane të anijes cisternë Enrica Lexie qëlluan mbi një anije peshkimi, pasi e ngatërruan atë me një anije pirate. Si pasojë gjetën vdekjen 2 peshkatarë indianë.