Zëri i Rusisë Të paktën shtatë vrapues humbën ndjenjat, me sa duket, për shkak të goditjes së të nxehtit, gjatë garës së vrapimit në Tel Aviv. Sipas të dhënave të faqes së Internetit të gazetës “Haaretz”, një nga vrapuesit vdiq.

Këtë të premte vrapuesit tentuan të përshkonin gjysmën e distancës së maratonës në Tel Aviv, në kuadër të përgatitjes për pjesëmarrje në maratonën tradicionale, e cila do të zhvillohet të premten e ardhshme.