Në Venezuelë 15 marsi u shpall dita e fundit e dhënies së lamtumirës ish-Presidentit Hugo Chavez. Në Karakas do të zhvillohet një paradë ushtarake, kurse më pas arkivoli me trupin e Comandante do të transportohet në Muzeun e Revolucionit të kryeqytetit. Aksesi në të do të mbyllet.

Më 14 mars Nicolas Maduro, i cili aktualisht është i Ngarkuar i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Presidentit të Venezuelës, njoftoi se trupi i Hugo Chavez, ka shumë mundësi, të mos ruhet dot për brezat e ardhshëm. Ekspertët nga Rusia dhe Gjermania, që mbërritën në Karakas, deklaruan se koha për balsamosje është humbur në mënyrë të pashpresë.

Hugo Chavez vdiq më 5 mars, ndërsa vendimi për balsamosjen e trupit të tij u mor vetëm dy ditë më vonë. Gjatë kësaj kohe, sipas fjalëve të ekspertëve, në trupin e tij kanë ndodhur ndryshime të pakthyeshme.