0Vdekja e Udhëheqësit të Venezuelës gradualisht po zhvendoset nga fokusi i agjencive informative ndërkombëtare. Sepse janë mëse të mjaftueshme edhe lajmet e tjera. Por në Venezuelë pasionet e debatet rreth fatit të Chavez-it nuk po rreshtin. Sepse revolucionari kryesor i Amerikës Latine bashkëkohore ishte një personalitet shumë i spikatur, me ndikim dhe karizmatik. Me politikën e tij pakompromis ai fitoi jo vetëm shumë përkrahës, por i bëri vetes edhe armiq të fuqishëm. Dhe jo vetëm brenda vendit, duhet thënë.

Me pikëpamjen, se vdekja e Hugo Chavez i leverdiste kundërshtarëve të tij politikë, pajtohet plotësisht eksperti rus Aleksandër Bovdunov:

- Gjithçka që bënte Chavez edhe në Amerikën Latine, edhe në arenën botërore, binte në kundërshtim të plotë me interesat, para së gjithash, të SHBA-së. Dhe, natyrisht, Shteteve të Bashkuara i leverdiste vdekja e Chavez-it. Akuzat aktuale të Venezuelës nuk janë krejtësisht të pabaza. Motivi ekzistonte, por deri tani prova konkrete të përfshirjes ose të mospërfshirjes së ndofarë forcave në këtë mesele nuk ka.

Ekspertët tërheqin vemendjen ndaj faktit, se kanceri është bërë një kamzhik i vërtetë fshikullues për liderët e vendeve të Amerikës Latine, të cilët nuk mbështesin politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tashmë disa persona janë përballur kohët e fundit me këtë sëmundje. Mos vallë "metoda mjekësore" ka zëvendësuar realisht ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në punët e brendshme të shteteve fqinje, që është përdorur në mënyrë aktive nga Uashingtoni gjatë shekujve të kaluar? Tani për tani nuk ka përgjigje për këtë pyetje. Ndoshta hetimi i autoriteteve venezueliane do të ndihmojë që të hidhet paksa dritë mbi këtë problem.

0Ndërkohë, udhëheqësit e opozitës venezueliane nxituan t’i quajnë krejtësisht absurde dyshimet e shprehura në lidhje me mundësinë e helmimit të Chavez-it. Sipas mendimit të tyre, autoritetet po përpiqen me këtë thjesht të shpërqëndrojnë vemendjen e njerëzve nga problemet aktuale të vendit. Është e kuptueshme se këto fjalë opozita i shpreh, si i thonë fjalës, për forcë të obligimit të vet të lidhur me oponencën - prandaj dhe është opozitë ajo që të reagojë në këtë mënyrë. Ndërsa Nicolas Maduro, me sa duket nga të gjitha, dëshiron sinqerisht të zbulojë shkaqet e vdekjes së ish-përkrahësit të vet. Në Venezuelë ai gëzon një mbështetje të madhe nga ana e votuesve si pasardhës i zgjedhur nga vetë Hugo Chavez. Dhe metoda të tilla dyshimta për rritjen e kapitalit politik thjesht janë të panevojshme për të.