Zëri i Rusisë Në samitin që u hap dje në Bruksel liderët e BE-së ranë dakord të shtyjnë afatin kohor, gjatë të cilit një sërë vendesh, në veçanti Franca, duhet të reduktojnë deficitet e tyre buxhetore, ndërkohë që ruhet objektivi i përgjithshëm për të arritur balancimin e buxheteve.

Gjatë ditëve të fundit Kryetari i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy po flet vazhdimisht mbi konceptin e "katër shtyllave", i cili parashikon rivendosjen e stabilitetit në zonën e euros, forcimin e financave shtetërore nëpërmjet shëndoshjes së buxhetit, luftën kundër papunësisë dhe pabarazisë sociale, forcimin e konkurrencës në Evropë.