Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dekoroi me Urdhërin e Miqësisë Presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, për kontributin e dhënë prej tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Dekorata iu dorëzua Mahmoud Abass pas bisedimeve mes dy liderëve, të cilat u mbajtën ditën e enjte në rezidencën e Presidentit të Rusisë.

0Në dekretin e Kryetarit të shtetit rus vihet në dukje se dekorata i jepet Liderit palestinez "për kontributin e tij të shquar në forcimin e marrëdhënieve ruso-palestineze, zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe shoqërore dhe humanitare".